FSHDPAK është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, themeluar nga OXFAM GB në vitin 1996.

Programet e FSHDPAK, synojnë të rrisin shanset e personave me aftësi të kufizuara për t’u integruar në jetën sociale, ekonomike, politike e kulturore te vendit, përmes respektimit dhe mbrojtjes të së drejtave të tyre.

Që nga krijimi FSHDPAK ka funksionuar si qendër koordinimi për ndërmarrjen e nismave më madhore me ndikim në përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Për të përmbushur misionin tonë, ne punojmë së bashku me dhe pa aftësi te kufizuara. Mbështetja e vazhdueshme që ne kemi nga organizata, donatorë, institucione shtetërore, na ndihmon të përmirësojmë punën tonë, të jemi sa më pranë nevojave urgjente të klientëve tanë dhe komuniteteve për të cilat ne punojmë.